Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/