Bashkëshortja e ka përgjëruar Tyson Furyn që të pensionohet nga boksi, pas përballjes me Anthony Joshuan.
Paris Fury ka thënë se nuk dëshiron që kampioni i peshave të rënda në WBC të rrezikojë jetën e tij dhe t’i përkushtohet më shumë familjes.
Por, kjo gjë mundtë ndodhë vetëm pas përballjes me Anthony Joshuan e që ajo gjë mund të mos vije edhe disa vite.
“Do të doja që Tyson (Fury) të fitojë ndaj Anthony joshuas dhe më pas të pensionohet nga boksi”, ka thënë ajo.
“Ai është në një nivel të lartë të boksit dhe është një sport i rrezikshëm. Ne të dy i dimë rreziqet që janë në boks”.
“Një goditje dhe gjërat mund të ndryshojnë përgjithmonë. Andaj dua që ai të pensionohet sa më parë nga boksi dhe t’i përkushtohet më shumë familjes”, ka shtuar më tej Paris Fury.
Por, Deontay Wilder tashmë ka konfirmuar se do të zhvillojë trilogjinë ndaj Tyson Furyt dhe më pas fituesi do të ketë shansin që të përballet me Anthony Joshuan që po ashtu do të përballet me Kubra Pulevin për titullin WBO. /Telegrafi/