Site icon Telegrafi

Gruaja në Gjakovë kishte urdhër mbrojtës, por u sulmua fizikisht nga burri

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Gjakovë është sulmuar fizikisht nga burri ndonëse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Rasti ka ndodhur të martën.

“Dhunë në familje/mos përfillje e urdhrit mbrojtës…  Ankuesja kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata të cilin i dyshuari nuk e kishte respektuar”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version