Telegrafi

Gruaja ndaloi pastrimin e shtëpisë për të parë se kur do të fillonte të bënte një gjë të tillë pjesa tjetër e familjes – tregon çfarë ndodhi më pas

Një nënë e mprehtë, e quajtur Miss Potkin në Twitter, vendosi të zhvillojë një eksperiment.

Meqenëse është e vetmja në shtëpi që gatuan, pastron dhe rregullon, ajo pyeste veten se sa kohë do t’i duhej pjesës tjetër të familjes së saj të merrej me këto aktivitete shtëpiake nëse u mbaronin enët e pastra, letra higjienike dhe rrobat e lara.

Pas tre ditësh, gotat e pastra dhe lugët “u zhdukën”.

“Askush nuk po thotë asgjë, por unë e shoh që ata janë në dyshim. Jo, familje, unë nuk do të lajë enët sot”, shkroi ajo.

Të njëjtën ditë, ajo kapi burrin e saj duke vendosur sheqer në çaj me një lugë plastike, dhe filxhani ishte një nga ata që normalisht nuk e përdorin në ditët e përditshme.

“Kemi lëvizje, koshi i plehrave tanimë është zbrazur”, shkroi ajo pranë një fotoje të burrit të saj duke hedhur qese mbeturinash ndërsa e shikonte nga dritarja, transmeton Telegrafi.

Rrobat e ndyra filluan të grumbulloheshin në dysheme, letra higjienike u zhduk në një nga tualetet, gjysma e një shampoje dhe shishës sapuni në dush ishte bosh.

Ata filluan t’i linin pjatat e pista gjithandej.

Por pas një kohe, ajo pa diçka tjetër.

Shumë shpejt ajo gjeti letra higjienike në tualete dhe më pas filloi gjithçka tjetër.

Rrobat e ndyra janë zhdukur, kuzhina është pastruar dhe enët janë larë.

“Do të keni ditë të mira dhe të këqija. Do të keni edhe ato ditë kur ju interesoheni vërtet për gjithçka, por njerëzve nuk u pëlqen të merren si të mirëqenë, veçanërisht kur ata që duan e bëjnë më shumë”, përfundoi zonja Potkin. /Telegrafi/