Site icon Telegrafi

Gruaja kanoset nga bashkëshorti i cili jeton jashtë shtetit, detyrohet që me fëmijët të dalë nga shtëpia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Suharekë ka raportuar se bashkëshorti i saj, i cili jeton jashtë shtetit, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Suharekë, në ora 17:40.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull  kosovar, i cili jeton jashtë shtetit, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari më datë 12.07.2023 e ka telefonuar viktimën dhe ka kërkuar nga ajo që të dalë nga shtëpia dhe po ashtu e ka kanosur”, thuhet në raport.

Viktima së bashku me dy fëmijët e saj ka shkuar tek prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version