Telegrafi

Gruaja ia la vajzën nën kujdesje, Elinel e mori me vete në klip

Foto: Elinel/YouTube

Reperi i njohur Elinel, javën e kaluar publikoi klipin e tij më të ri “Gangsta”, në bashkëpunim me DJ Dagz dhe PM.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku, teksa komplimente për këtë këngë, treshja arritën të marrin edhe nga atleti i njohur botëror, Usain Bolt.

Lexo po ashtu Usain Bolt përgëzon Elinel, DJ Dagz dhe PM për projektin e tyre të ri “Gangsta”

Klipi i këngës “Gangsta” është gjithashtu mjaft special, dhe është xhiruar në Prishtinë.

Po të shikosh me kujdes, në gjysmën e klipit, Elinel shfaqet me vajzën e tij të vogël.

Elinel me vajzën e tij të vogël në klipin “Gangsta” (Foto: YouTube)

Një nga faqet satirike në Twitter duket se kanë vendosur të bëjnë shaka me këtë sekuencë të klipit, duke shkruar se ky është një nga ato momente kur gruaja të lë në kujdesje fëmijën, dhe ti e merr në klip.

Por komenti i reperit ka qenë gjithashtu befasues, duke shkruar se kjo gjë në fakt është e vërtetë.

Foto: Elinel/InstaStory

Një prerje të këtij postimi, Elinel ka vendosur ta ndajë me fansat edhe në InstaStory, duke bërë kështu për të qeshur fansat e tij.

Përndryshe, momentin e veçantë kur Elinel performon me të bijën në klipin “Gangsta” mund ta ndiqni në minutën 1:35. /Telegrafi/