Telegrafi

Gruaja e Willis publikon një video të realizuar para 35 vitesh: Frika nuk do ta ndalojë

(Foto: People)

Pasi u diagnostikua me afazi, familja e Bruce Willis përdor çdo moment për të kaluar me aktorin. Bashkëshortja e tij, përmes një videoje të vjetër 35 vjet, i ka kujtuar pse është ende e dashuruar me burrin e saj.

Emma Heming Willis ndau në Instagram një xhirim të Bruce të vitit 1987, kur kishte kënduar hitin “Under the Boardwalk” me The Temptations dhe me atë rast u kujtoi fansave një veçori të veçantë që e karakterizon yllin hollivudian.

“Motoja ime është mos lejoni që frika të të ndalojë. Pse? Sepse frika shpesh më ndalin, kjo është një tjetër arsye pse u dashurova me burrin tim. Frika nuk e ndaloi kurrë”.

“Dua të them, çfarë lloj vetëbesimi të duhet për të kënduar me ‘The Temptations’? Mund të thuash çfarë të duash, por ky njeri ka qenë gjithmonë i shtyrë nga pasioni dhe kurrë nuk i ka lënë kundërshtuesit ta ndalojnë me asgjë. Për këtë kam shumë respekt, dashuri dhe admirim për të. Shijojeni këtë këngë të vogël që më ngroh zemrën”, ka shkruar ajo.

Videoja ku këndon asokohe 32-vjeçari Bruce i ka entuziazmuar fansat, veçanërisht në momentet sfiduese për të dhe familjen e tij.

Lexo po ashtu Bruce Willis shihet teksa shijon një drekë në Los Angeles dhe kalon kohë me vajzat e tij gjashtë javë pasi u tërhoq nga aktrimi për shkak të diagnozës së afazisë

Kujtojmë që Heming, së bashku me ish-gruan e Wllis, Demi Moore dhe tri vajzat e tyre, Rumer, Scout dhe Tallulah, përmes një njoftimi të përbashkët në muajin mars bënë të ditur se aktori po tërhiqej nga bota e aktrimit, duke zbuluar diagnozën e tij. /Telegrafi/