Kamerat e një qendre tregtare, kanë regjistruar momentin kritik kur gruaja në moshë të mesme, me të vozitur së prapthi, e ka shtypur burrin e saj.
Mei Ru kishte dashur të parkonte veturën, derisa Song Ming kishte kujtuar që ajo ishte parkuar.
Burri 53-vjeçar kishte qëndruar pas veturës, kur Ru ka vënë marshin për kthim prapa dhe ka rritur shpejtësinë, transmeton Telegrafi.
Ming, i cili ka mbetur pa ndjenja, është dërguar në spitalin e qytetit Fuzhou të Provincës Fujian, që ndodhet në jug të Kinës.
Mjekët e kanë futur menjëherë në operacion, por ai ka vdekur nga gjakderdhja e brendshme dhe thyerja e brinjëve. /Telegrafi/