Gruaja e Pep Guardiolas, Cristina Guardiola, është kthyer në Spanjë së bashku me njërin nga tre fëmijët e tyre që të kujdeset për biznesin e saj në Kataluni.
Sipas The Mirror, qëllimi i kthimit të saj në Barcelonë është që të kujdeset për biznesin e saj të modës.
Në tre vitet e fundit (prej se Guardiola u largua nga Bayern Munichu dhe mori drejtimin e Manchester Cityt, Cristina ka udhëtuar nga Mançesteri për në Barcelonë dhe anasjelltas.
Si pjesë e marrëveshjes, Pep do të qëndrojë në Angli dhe do të kujdeset për dy fëmijët tjerë, ndërkohë që po vazhdon punën te kampioni i Ligës Premier.
Strategu spanjoll ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2022 dhe është i përkushtuar maksimalisht në punën e tij, përkundër se duhet të jetojë ndaras nga gruaja. /Telegrafi/