Telegrafi

Gruaja e Messit bëhet virale pasi fansat e dëgjojnë për herë të parë duke folur anglisht

(Foto: Instagram/antonelaroccuzzo)

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, ka qëndruar vazhdimisht larg famës duke u përfshirë shumë rrallë në media.

Megjithatë, ajo është bërë virale vetëm disa ditë pas vendimit të burrit të saj që të transferohet te Inter Miami, e gjitha kjo për shkak të anglishtes së saj.

Në një reklamë për produktet e flokëve, Guerlain, Antonela ka folur anglisht duke i befasuar miliona fansa.

Lexo po ashtu Gruaja e Messit, Antonella vuri në shprehje këmbët me fustan të shkurtë në Javën e Modës në Paris

“Pas shtatzënisë sime, më ranë shumë flokët”, ka thënë ajo në bashkëbisedim me stilistin e flokëve.

Më pas, floktari vazhdon duke e shfrytëzuar produktin për rregullimin e flokëve tash dhe Roccuzzo ia kthen: “Flokët duken kaq të shndritshëm, është mirë që tani kam volum. Ka kohë që nuk i kam parë flokët kështu”.

Lexo po ashtu Një përrallë romantike mes sfidave të jetës - historia magjepsëse e dashurisë së Leo Messit me Antonela Roccuzzon

Kjo reklamë tregoi se Antonela flet anglisht, kështu që do të jetë mirë kur të nisë jetën e saj të re në Miami.

Ajo me sa duket e ka mësuar shumë mirë anglishten gjatë studimeve në Qendrën Edukative Latino-Amerikane në Rosario, përpara se të diplomohej me një diplomë Bachelor në Shkenca Humane dhe Sociale. /Telegrafi/