Bashkëshortja e futbollistit senegalez, Sadio Mane, Aisha Tamba, ka folur për herë të parë për martesën e saj me futbollistin.
Mane u martua në Dakar më 7 janar sipas rregullave islame dhe aktualisht fiton 650 mijë euro në javë dhe jeton në një vilë luksoze me dhjetë dhoma që ia dha klubi i tij aktual.
Kjo është në kontrast të plotë me jetën me të cilën është mësuar gruaja e tij e re, pasi ajo jeton në një pjesë të Dakarit në një shtëpi me 30 të afërmit e saj.
Shtëpia ndodhet pranë një kënete dhe Daily Mail e ka arritur atë përmes kushërirës së saj dhe ajo ka theksuar se fama e Sadiut nuk do ta ndryshojë atë.
“Po pres me padurim jetën time të re dhe e di që do të jetë shumë ndryshe, por nuk ndiej asnjë presion sepse fama dhe paratë e Sadios nuk do të më ndryshojnë. Nuk është kjo ajo që më intereson. Do të mbes një njeri modest dhe i përkushtuar ndaj besimit tim. Nuk jam mësuar të më kushtojnë kaq shumë vëmendje mua dhe familjes time sepse i mbajmë këto gjëra për vete. Nuk na pëlqen të mburremi dhe të flasim për jetën private”, u shpreh ajo.
Aisha shtoi: “Jam një njeri me këmbë në tokë, unë jam rritur kështu dhe asgjë nuk do të jetë ndryshe vetëm për shkak të kësaj martese”.
Në Al Nassr, Mane ndan dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon, gruaja e të cilit Georgina Rodriguez konsiderohet si një nga femrat më magjepsëse sot dhe ka 55 milionë ndjekës në Instagram, por Aisha nuk e di se kush është.
“Nuk e di se kush është ajo dhe nuk i përdor rrjetet sociale”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/