Telegrafi

Gruaja e Ivanoviqit të vrarë anëtarësohet në partinë e Vuçiqit, kundërshtar i së cilës ishte burri i saj

Milena Popoviq, gruaja e udhëheqësit të vrarë të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, i është bashkuar Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, parti kjo edhe udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Vuçiq akuzoi shqiptarët si vrasës të Ivanoviqit, por dëshmia e këtij serbi drejton gishtin nga vet ai (Video)

“Sot, partia jonë është bërë më e pasur me një person me energji, këmbëngulje, sakrificë të paparë, për familjen e saj dhe Serbinë…”, ka thënë Gjuriq.

Një anëtarësim i saj në këtë parti mund të vlerësohet befasues, pasi SNS e kishte konsideruar Ivanoviqin si një kundërshtar të saj.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018 në Mitrovicë dhe vrasësi i tij ende nuk është gjetur. /Telegrafi/