Telegrafi

Gruaja e infektuar me coronavirus sjell në jetë foshnjën, mjekët që e asistuan kishin veshur rroba mbrojtëse

Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaq pamjet brenda një spitali në provincën kineze Hubei, ku shihet se si një grua 28-vjeçe e cila dyshohet se është e infektuar me coronavirusin, sjell në jetë foshnjën.

Si preventivë foshnja e porsalindur është dërguar menjëherë në tjetër sallë për t’i bërë disa analiza, që do të shlyenin dilemat nëse edhe ajo mund të jetë e prekur me virus, transmeton Telegrafi.

E mjekët që asistuan në lindjen e foshnjës, shihen të veshur me rroba të izoluara që parandalojnë bartjen e ndonjë lloj virusi.

Lexo po ashtu Spitali po merr formë, pamje që tregojnë se si në Wuhan ku shpërtheu coronavirusi po ndërtohet me shpejtësi të madhe objekti gjigant

Kujtojmë që coronavirusi deri më tani ua ka marrë jetën 81 personave dhe mbi 2 mijë tjerë janë infektuar.

E në mungesë të shtretërve të lirë, autoritetet përkatëse kanë filluar të ndërtojnë spitale të reja që do të jenën e gatshme për përdorim për pak ditë. /Telegrafi/