Site icon Telegrafi

Gruaja e Icardit pozon e zhveshur (Foto)

Derisa Mauro Icardi pret të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme për kreun e tabelës në kampionatin italian, gruaja e tij i ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale.

Wanda Nara i ka publikuar disa fotografi, përmes të cilave ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e faqeve rozë.

Lexo po ashtu Nga gruaja e Icardit deri te ajo e Borinit, femrat që do ta zbukurojnë derbin Inter – Milan (Foto)

Biondja e famshme në futbollin italian ka realizuar një set të ri fotografik për një revistë, ndërsa pozat e saja nuk e lënë askënd të qetë.

Ajo shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërkohë që me njërën dorë e ka mbuluar gjoksin për të mos u ekspozuar e tëra.

Në njërën prej pozave, ajo është e zhveshur e tëra, ndërsa ka vetëm një çantë në pjesën e poshtme që ia mbulon modestinë.

Fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Wanda numëron mbi 2.6 milionë ndjekës në këtë rrjet social, ndërsa pos që është gruaja e Icardit, ajo është edhe menaxhere e sulmuesit argjentinas.

Napoli dhe Interi sonte (e shtunë) nga ora 20:45 zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme për kreun e tabelës së Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version