Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka konfirmuar se Napoli po takohet me një ndërmjetësues të Interit për sulmuesin argjentinas.
Raportimet kanë qarkulluar mesditën e të dielës se Napoli e sheh Icardin si zëvëndësues të Higuainit.
Ajo edhe ka mohuar pjesë të spekulimeve dhe një pjesë i pohoi në një tweet së undmi në Twitter.
“Takimi është me një ndërmjetësues. Unë jam në zyre në Milano, puthje”, u shpreh Wanda në postimin e saj.
Wanda besohet se ka marrë pjesënë këto negociata në mënyrë telefonike.
Napoli besohet se ka ofruar 42 milionë euro për sulmuesin, por Interi kërkon hiç më pak se 60 milionë euro.
Lëvizja e Napolit vjen pas shitjes së Higuain te Juventusi për klauzolën 94 milionë euro, kalim ky që pritet të bëhet nesër zyrtar. /Telegrafi/