Këngëtarja Rita Ora kishte publikuar një fotografi me yllin e UFC, Conor McGregor, dhe kishte shkruar “Date night (shoqëruesi i natës) në mbishkrimin e fotografisë, por fansat e kanë cilësuar këtë postim si një mos-respekt ndaj gruas së McGregorit.
Përkundër stuhisë së shkaktuar në rrjetet sociale, Conor kishte ri-shpërndarë fotografinë që Rita e kishte publikuar.
Gruaja e tij kishte publikuar një fotografi të djalit të tyre para se të flinte.
Ndërkohë që në komentet e fotografisë përfshihen edhe dy motrat e Conor, të cilat kishin shkruar: “e duam atë shumë”.
Pasi kishin kryer paraqitjet e tyre në tapetin e kuq, Rita Ora në party-n e organizuar në Londër kishte ftuar McGregorin për të bërë disa ‘selfie’, të cilat më pas i kishte publikuar në rrjetet sociale.
Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/