Telegrafi

Gruaja 81-vjeçare tërheq veturën me dhëmbë (Video)

Shumica e moshatarëve të saj, nuk e kanë asnjë dhëmbë në gojë. Por, Wang Xiaobei jo vetëm se ka dhëmbë të shëndoshë, por edhe të fortë.

Me këta dhëmbë ajo ka tërhequr për dy metra veturën së bashku me njerëz në të.

Gjyshja 81-vjeçare ka bërë edhe një lloj vallëzimi, derisa brohoritej nga turma, transmeton Telegrafi.

Në emisionin për talente, që është versioni kinez i ‘Britain’s Got Talent’, ajo ka kryer paraqitjen e saj të parë për 38 sekonda, për të ka kaluar në nivelin e dytë. E, këtu është problemi i saj, meqë nuk po di se çfarë do të paraqes para publikut në emisionin e radhës. /Telegrafi/