Lionel Messi është një nga lojtarët më të dashur dhe të adhuruar nga e gjithë bota.
Ai numëron me miliona fansa të zjarrtë, të cilët e duan dhe e ndjekin vazhdimisht rreth më të rejave të tij.
Jo të pakta janë rastet, kur fansat e zjarrtë kanë shkuar aq larg, sa kanë realizuar edhe ndonjë tatuazh të tij në trupin e tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi Norma Franchini, një fanse e flaktë e futbollistit argjentinas.
54-vjeçarja ka realizuar së fundmi një tatuazh spektakolar të Messit, i cili është realizuar në mënyrë perfekte në shpinën e saj.
Mediat ndërkombëtare raportuan se për ta bërë këtë tatuazh, Norma Franchini iu deshën plot gjashtë orë! /Telegrafi/