Telegrafi

Gropa të mbushura me “wagnerë” të vrarë – Ukraina shfaq tmerrin nga zonat e luftës

Ukraina ka publikuar disa pamje nga ku mund të shihen gropat e mbushura me trupa të grupit mercenar rus Wagner.

Në këtë video mund të shihen plot trupa të vrarë të Wagner-it që kishin mbetur në llogoret e luftimeve, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë shpërndarë nga uebfaqja Operativno_ZSU.

Nuk dihet saktësisht se në cilën zonë ishin kapur pamjet, por trupat e Wagnerit kanë luftuar në qytetin Bakhmut. Në këtë qytet janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme.

Ukraina pritet së shpejti të nisë kundërofensivën e saj të shumëpritur. /Telegrafi/