Site icon Telegrafi

Grizmann e përshëndeti Ronaldon: Unë të urrej ty

France Football ka publikuar një bisedë të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo me atë të Atleticos, Antoine Griezmann, pas Euro 2016.

31 vjeçari ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Euro 2016 dhe është në pritje të çmimit individual të Topit të Artë.

Antoine Griezmann ishte ai që pësoi dy herë nga Ronaldo si në finalen e Ligën e Kampionëve, si në Euro 2016.

Ata ishin takuar në Majami dhe francezi ishte ngritur nga karrigia e tij të takojë portugezin.

“Është paksa shaka kjo, por menjëherë pas finales, në Majami kalova pranë një restauranti ku ishte Griezmann dhe e fejuara e tij. Ai u ngritë në këmbë dhe me një buzëqeshje erdhi te unë dhe më tha: “Unë të urrej ty””, tregon Ronaldo për takimin e dyshes. /Telegrafi/

Exit mobile version