Site icon Telegrafi

Grimi i Kim kushton shumë lirë – thotë shqiptari që kujdeset për dukjen e saj

Kim Kardashian qe shumë vite ia beson imazhin e saj një personi të vetëm. Ai është shqiptari Mario Dedivanovic që kuron dukjen e yllit botëror në secilën paraqitje që ajo ka.

Afërsia që ka ai me familjen Kardashian e ka bërë mjaft të famshëm, përcjell Prive.

Kësaj fame, i kanë ndihmuar edhe më shumë aplikacionet e Kim, në të cilat Marko shfaqet me paraqitjet direkte për fansat.

E në njërën prej paraqitjeve, ai ka zbuluar se për grimin që aplikon në fytyrën e Kimit, shpenzon fare pak.

Një seri mjetesh që përdor shqiptari për ta grimuar atë, kushtojnë vetëm nëntë dollarë.

Exit mobile version