Site icon Telegrafi

Grimeri i Kim me kapelën me shqiponjë (Foto)

Ethet e Kampionatit Evropian duket se e kanë kapluar edhe artistin e famshëm të makijazhit, Mario Dedivanovic.

Është fjala për shqiptarin me prejardhje nga Mali i Zi, i cili kujdeset edhe për dukjen e yllit amerikan, Kim Kardashian.

Derisa këto ditë dominojnë veshjet me simbolet kombëtare për shkak të pranisë së Shqipërisë në ‘Euro 2016’, edhe Mario është përfshirë në këtë rrymë.

Ai ka pozuar me një kapelë me shqiponjë, ndërsa ka thënë se i pëlqen kapela e tij e re. /Telegrafi/

Exit mobile version