Telegrafi

Grimeri Dario Doka befason me deklaratën e tij për Meriton Mjekiqin: Më ftoi për një marrëdhënie katërshe në hotel

Një valë polemikash ka përfshirë rrjetet sociale pasi artisti i njohur i makijazhit, Dario Doka, ka publikuar një seri postimesh në Instagram ku ka ngritur akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit.

Dario e ka etiketuar Meritonin me fjalë të rënda si “shpifës”, “injorant” dhe “burracak”, duke i shtuar më tej një narrativë të ndërlikuar lidhur me pretendime të caktuara rreth sjelljes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në një nga postimet e tij të flaktë, Doka ka shkruar: “Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.

Foto: Dario Doka/InstaStory

Këto deklarata vijnë pasi Dario shprehu indinjatën me veprimet e Meritonit dhe Ilnisës, që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq për mungesën e madhe që ndjen për vajzën e saj të vogël, të cilën e ka lënë jashtë sht]pisë.

Deklaratat e Darios kanë ndezur një debat të gjerë në rrjet, me komentues që diskutojnë rreth akuzave dhe atyre që mbështesin secilin palë.

Foto: Dario Doka/InstaStory

Në këtë kohë, nuk ka pasur një përgjigje publike nga Meriton Mjekiqi në lidhje me postimet e Dario Dokës. /Telegrafi/

Foto: Dario Doka/InstaStory