Telegrafi

Griezmann do të ketë klauzolë të largimit më të lartë se Messi

Barcelona njoftoi të premten se kanë transferuar sulmuesin, Antoine Griezmann.

Francezi ka kaluar në radhët e klubit katalunas pasi që avokati i lojtarit ka paguar 120 milionë euro klauzolën e tij.

Fakti më i habitshëm në këtë marrëveshje është çmimi i klauzolës që do ta ketë në Barcelonë, e cila kap shifrat e 800 milionë eurove.

Jo vetëm që befason me shumën, por kjo është më e lartë se klauzola e largimit të Lionel Messit që është 700 milionë.

Klauzolë të njëjtë që kap shifrat e 500 milionë eurove janë pesë lojtarë duke përfshirë Gerard Pique, Samuel Umtiti, Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Jordi Alba.

Më poshtë gjenden klauzolat e largimit të të gjithë lojtarëve:

Antoine Griezmann: 800 milionë (2024)
Lionel Messi: 700 milionë (2021)
Gerard Pique: 500 milionë (2022)
Samuel Umtiti: 500 milionë (2023)
Sergio Busquets: 500 milionë (2023)
Sergi Roberto: 500 milionë (2022)
Jordi Alba: 500 milionë (2024)
De Jong: 400 milionë (2024)
Philippe Coutinho: 400 milionë (2023)
Ousmane Dembele: 400 milionë (2022)
Arthur Melo: 400 milionë (2024)
Arturo Vidal: 300 milionë (2023)
Neto: 200 milionë (2023)
Luis Suárez: 200 milionë (2021)
Marc André Ter Stegen: 180 milionë (2022)
Malcom: 180 milionë (2021)
Ivan Rakitic: 125 milionë (2021)
Nelson Semedo: 100 milionë (2022)
Rafinha Alcantara: 75 milionë (2020)
Alena: 75 milionë (2022) . /Telegrafi/