Kur të gjithë po presin të kuptojnë më shumë për të ardhmen e Neymarit dhe Cristiano Ronaldos, mbetet edhe një emër që pret ta caktojë të ardhmen.
Është Antoine Griezmann i Atletico Madridit, i cili është folur shumë për një kalim te Barcelona .
Klubi ishte gati që të paguajë 100 milionë euro për francezin, por në janar u vendos që në klub të afrohet një lojtarë si Phelippe Coutinho nga Liverpooli.
Një shenjë që e sjell më afër sulmuesin francez me Barcelonën, është se Barcelona e ka lënë të lirë fanellën me numrin 7, që e bartë Griezmann te Atletico.
Numri ka mbetur i lirë prej largimit të Arda Turan te Basaksehir.
Coutinho mund të jetë një nga shtatë kandidatët që do ta bartë fanellën me numrin 14, që e ka bartur Johan Cruyff, numër që do të mbetet i lirë pas largimit të Javier Mascherano te Hebei Fortune në Kinë.
Duket se gjithçka është e gatshme që Griezmann te zbarkojë në Camp Nou. /Telegrafi/