Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka postuar një mesazh që ka shkaktuar trazira në videon e Diego Godinit që paraqet veten si një lojtar i Interit.
Griezmann pritet që të bashkohet me Barcelonën këtë verë, ndërsa gazeta AS raportoi gjatë të dielës se ishin pajtuar palët rreth kushteve personale.
Megjithatë, francezi ka shkaktuar një trazim në mediat sociale kur ai shkroi “loading…” apo në shqip duke u ngarkuar apo mbushur, në përgjigjen e tij në postimin e Godinit në videon si lojtar i Interit.
https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1145722873237032961
Çuditërisht, kjo çoi në një grumbull të komenteve të tifozëve Nerazzurr duke i kërkuar 28-vjeçarit të lidhet përsëri me ish-shokun e tij të Atletico Madridit.
Diego Forlan, i cili luajti për të dy klubet, pretendoi në mars se atij i kishte thënë klubi italian që do të nënshkruanin me Griezmannin pasi ta shesin Mauro Icardin. /Telegrafi/