Telegrafi

Griezmann shënon me parabolë ndaj Getafes pas asistimit superior të Messit

Barcelona ka gjetur golin e parë në takimin e javës së 24-të ndaj Getafes.

Është sulmuesi francez, Griezmann, i cili ka shënuar golin e epërsinë 1-0.

Ishte minuta e 34-të kur Griezmann arriti të shënojë gol të bukur me parabolë.

Goli i francezit erdhi pas një bashkëveprimi fantastik me kapitenin Lionel Messi.

Ky ishte goli i tetë i francezit në këtë sezon. /Telegrafi/