Site icon Telegrafi

Griezmann: Neymar i ka pasur disa lëndime, por është lojtar i nivelit të lartë

Neymar dhe Antoine Griezmann (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Antoine Griezmann ka pranuar se Barcelona e ka të vështirë që të arrijë marrëveshje për kthimin e Neymarit nga Paris Saint-Germaini.

Kampioni i La Ligas është i vendosur për ta transferuar edhe një sulmues të shtrenjtë në këtë verë, ndërsa braziliani është shënjestra kryesore e katalunavse.

Antoine Griezmann në stërvitje te Barca (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Derisa Blaugranët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët me PSG-në për nënshkrimin e 27-vjeçarit, transferi i ri i tyre beson se angazhimi i Neymar do të jetë shumë i vështirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Neymar

“Fillimisht duhet ta kryejmë, sepse është një transferim i vështirë, mirëpo ai është një lojtar i shkëlqyer”.

Neymar si lojtar i Barcelonës (Foto: Mike Ehrmann/Getty Images/Guliver)

“Ka pasur disa lëndime, mirëpo është në nivel fantastik. Po ashtu, i kemi edhe (Ousmane) Dembele, (Philippe) Coutinho dhe Malcom, të cilët janë po ashtu lojtarë të rëndësishëm për ne, prandaj të shpresojmë se do të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë francezi për Sky Sports. /Telegrafi/

Exit mobile version