Antoine Griezmann ka bërë një tjetër paraqitje pozitive për Francën në fitoren prej 2-1 në udhëtim te Kroacia.
Sulmuesi i Barcelonës shënoi që në minutën e tetë të takimit duke e kaluar legjendën Zinedine Zidane në listën e golashënuesve më të mirë të Les Bleues.
Ndërsa gjatë prononcimit për media, ai nuk e la pa përmendur rolin që i jepet te përfaqësuesja nga Didier Deschamps dhe dallimin me atë te klubi nga Ronald Koeman.
“Është ndjenjë e mirë, unë ndihem mirë. Trajneri (Deschamps) di ku të më pozicionojë në lojë, prandaj unë e shfrytëzoj situatën nga kjo pozitë dhe besimi i trajnerit dhe bashkëlojtarëve të mi”, ka deklaruar Griezmann, citon L’Equipe.
Te Blaugranët, francezi zakonisht angazhohet në krah të sulmit të përbërë prej tre lojtarësh. /Telegrafi/