Antoine Griezmann e ka përshkruar shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, si një lojtar të një cilësie që mund të mos e shohim më kurrë.
Sulmuesi francez u lidh me Messin dhe Barçën para fillimit të sezonit pasi klubi katalunas aktivizoi klauzolën e tij të lëshimit prej 120 milionë eurosh gjatë afatit kalimtar të verës.
Kishte sugjerime që Messi dhe Griezmann nuk po arrijnë dot të ambientohen me njëri-tjetrin dhe raportet mes tyre nuk janë të mira.
Por, kur u pyet për përshtypjet e tij ndaj Messit që nga transferimi në Camp Nou, Griezmann zbuloi admirimin dhe frikën e tij për shokun e tij të skuadrës.
“Ne po flasim për një lojtar që mund të mos e shohim kurrë më, ose si ai ka vetëm çdo 40 vjet”, ka thënë fillimisht Griezmann për UEFA.com.
“Ne duhet të përfitojmë nga ai, qoftë ne që jemi shokët e tij të skuadrës, tifozët në tribuna apo trajnerët e tij”.
“Ajo që ai mund të bëjë me topin është e pabesueshme dhe është një gjë e bukur për ta parë duke luajtur dhe të luajë përkrah tij”, përfundoi francezi. /Telegrafi/