Telegrafi

Griezmann krenar që refuzoi Barçën për të qëndruar te Atletico

Antoine Griezmann duke festuar triumfin në finalen e Ligës së Evropës ndaj Marseilles (Foto: Getty Images)

Antoine Griezmann është krenar me vendimin e tij për të rinovuar me Atletico Madridin.

Francezi refuzoi kalimin te Barcelona vetëm për të qëndruar te skuadra e Diego Simeones dhe për këtë është i lumtur.

“Refuzimi i Barcelonës? Ishte vendimi im dhe jam i krenar për atë, tani mezi po pres fillimin e sezonit me Atleticion”, ka thënë Griezmann i cituar nga Diario AS.

Antoine Griezmann me trofeun e Botërorit pas finales ndaj Kroacisë (Foto: Getty Images)

“Jo dhe shumë nga kur ne do të luajmë në Superkupën e Evropës dhe natyrisht që duam ta fitojmë edhe atë”.

“Dua ta shijoj këtë fitim të Botërorit me Francën dhe popullin francezë dhe pastaj të kënaqem në pushime që të jem në gjendje të pushoj”.

Lexo po ashtu Francë e natyralizuar, vetëm shtatë futbollistë francez morën pjesë në Rusi

“Jam shumë i lumtur për vetën dhe bashkëlojtarët, ishte një provojë e mrekullueshme”, ka shtuar Griezmann.

Në Botëror anësori francez ka shënuar katër gola e ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/