Telegrafi

Griezmann i kompleton testet mjekësore te Barcelona

Antoine Griezmann (Foto: Barcelona FC/Twitter)

Antoine Griezmann i ka kompletuar me sukses testet mjekësore te Barcelona.

Sulmuesi francez kaloi te skuadra katalonase nga Atletico Madridi për shumën e 120 milionë eurove, ndërsa sot (14 korrik) i përfundoi testet mjekësore.

Sulmuesi 28-vjeçar ishte kërkuar edhe në verën e kaluar nga Blaugranasit, por kishte vendosur që të qëndronte me Los Cholchoneros, për ta vazhduar më pas kontratën.

Por, para se të përfundonte sezoni i kaluar, fituesi i Kupës së Botës kishte njoftuar se po largohej nga madrilenët, e që pak ditë më parë u bë e ditur se po kalon në Camp Nou.

Lexo po ashtu Griezmann flet si futbollist i Barcelonës: Do të jetë kënaqësi të luaj përkrah Messit

Griezmann sot ka kompletuar testet mjekësore, e që pritet që në sezonin e ri ta udhëheq sulmin me Lionel Messin dhe Luis Suarez.

Francezi thuhet se do të ketë një pagë rreth 18 milionë euro në sezon te Barcelona, shtatë milionë më pak se sa fitonte te Atletico. /Telegrafi/