Antoine Griezmann ka komentuar gafën e organizatorëve me himnin para ndeshjes së Francës me Kombëtaren e Francës.
Franca e mposhti thellë Shqipërinë me rezultat 4-1 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Megjithatë, ndeshja filloi disa minuta me vonesë, pasi organizatorët bënë gafë duke lëshuar himnin e Andorrës në vend të himnin kombëtar shqiptar.
Këtë lëshim e ka komentuar edhe ylli i francezëve, Griezmann, i cili ka thënë se ishte i befasuar me këtë gafë dhe do t’i pengonte edhe atyre nëse ishte ngatërruar himni.
“Ne ishim të befasuar. Ishim paksa të tronditur”, ka thënë fillimisht Griezmann për Goal.com.
“Është një gabim i madh që nuk duhet të përsëritet”.
“Ne pritem derisa himni i tyre u lëshua. Kjo do të na lëndonte edhe neve”, përfundoi ylli i Francës. /Telegrafi/