Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka bërë të ditur se do të sqarohet shpejt e ardhmja e tij.
Reprezentuesi i Francës i cili pritet që të paraqitet në Botëror, ka qenë pjesë e spekulimeve.
Ka kohë që ai po lidhet me kalim te Barcelona dhe lojtari thotë se këtë javë do të dihen detajet për të ardhmen e tij.
“Është mirë që ka interesim”.
“Është edhe një javë përpara. Mendoj se do ta kuptojmë këtë javë”, u shpreh Griezmann.
Griezmann ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, por Barcelona besohet se do ta aktivizojë klauzolën e tij.
Franca fillon kampanjën e vet në Botëror ndaj Australisë më 16 qershor. /Telegrafi/