Telegrafi

Griezmann i kënaqur me funksionimin e MSG-së

Sulmuesi i Barcelonës, ​​Antoine Griezmann është i entuziazmuar për gjetjen e partneritetit krahas Luis Suarez dhe Lionel Messi, pas fitores 3-0 në Eibar.

Treshja – e njohur si MSG – shënuan nga një gol secili dhe luajtën një rol kryesor në golat e njëri-tjetrit, duke i lënë tifozët e Barcelonës të sigurt se do të gjejnë ekuilibrin e duhur për një sezon të suksesshëm.

Lëndimet kanë ndërprerë fillimin e sezonit 2019-20 për Suarez dhe Messi, dhe kjo ishte hera e parë që i kanë përfunduar të gjithë 90 minutat së bashku këtë sezon.

Lexo po ashtu Barcelona fiton ndaj Eibarit, shkëlqejnë treshja MSG

Trajneri Ernesto Valverde ishin i kënaqur me bashkëpunimin e treshes sulmuese, ndërsa edhe Griezmann është i lumtur me shenjat e para.

Griezmann asistoi tek golit i Messit (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

“Sigurisht që do të ketë ditë të mira dhe të këqija. Por, sot ishte një shfaqje e mirë dhe unë jam i kënaqur”, ka thënë fillimisht Griezmann pas ndeshjes.

“Unë ende jam duke u përshtatur për të luajtur këtu, dhe kjo do të marrë kohë”.

Lexo po ashtu Valverde lavdëron treshen MSG: Lojtarët e shkëlqyeshëm e gjejnë gjithmonë njëri-tjetrin në fushë

“Ne duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin edhe më mirë, por jam i sigurt se do të vijnë me më shumë minuta dhe lojëra së bashku”, përfundoi francezi.

Të tre sulmuesit pritet të fillojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Slavia Pragë në mesjavë, ndërsa njësoj pritet të ndodh edhe në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Suarez dhe Griezmann duke festuar njërin gol (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)