Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann është i entuziazmuar për gjetjen e partneritetit krahas Luis Suarez dhe Lionel Messi, pas fitores 3-0 në Eibar.
Treshja – e njohur si MSG – shënuan nga një gol secili dhe luajtën një rol kryesor në golat e njëri-tjetrit, duke i lënë tifozët e Barcelonës të sigurt se do të gjejnë ekuilibrin e duhur për një sezon të suksesshëm.
Lëndimet kanë ndërprerë fillimin e sezonit 2019-20 për Suarez dhe Messi, dhe kjo ishte hera e parë që i kanë përfunduar të gjithë 90 minutat së bashku këtë sezon.
Trajneri Ernesto Valverde ishin i kënaqur me bashkëpunimin e treshes sulmuese, ndërsa edhe Griezmann është i lumtur me shenjat e para.
“Sigurisht që do të ketë ditë të mira dhe të këqija. Por, sot ishte një shfaqje e mirë dhe unë jam i kënaqur”, ka thënë fillimisht Griezmann pas ndeshjes.
“Unë ende jam duke u përshtatur për të luajtur këtu, dhe kjo do të marrë kohë”.
“Ne duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin edhe më mirë, por jam i sigurt se do të vijnë me më shumë minuta dhe lojëra së bashku”, përfundoi francezi.
Të tre sulmuesit pritet të fillojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Slavia Pragë në mesjavë, ndërsa njësoj pritet të ndodh edhe në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/