Telegrafi

Griezmann: Juventusi e fiton Ligën e Kampionëve, Buffon Topin e Artë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka zgjedhur Juventusin që të mposhtë Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Gjigantët italianë të Juventusit do të takojnë kampionin aktual të Evropës, Real Madridin në finalen e Cardiffit që zhvillohët më 3 qershor.

Griezmann është i sigurt se Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Buffon do ta fitojë Topin e Artë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Juventusit

“Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe kështu edhe Buffon do ta fitojë Topin e Artë”, tha Griezmann për Cadena Ser.

Vet Griezmann u eliminua përkunër një fitore në ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit. /Telegrafi/