Telegrafi

Griezmann: Jemi gati për ta fituar titullin në La Liga

Antoine Griezmann (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka thënë se ata janë të gatshëm të fitojnë titullin e kampionit në La Liga.

Barcelona aktualisht ka një epërsi prej dy pikësh ndaj Real Madridit në krye të tabelës.

Dhe Griezmann beson se katalanasit do të duhet të provojnë të marrin pikët maksimale nga 11 ndeshjet e mbetura.

Lexo po ashtu Barcelona duhet të jetë mirënjohëse për rikthimin e La Ligas – 11 lajmet e që nuk e ndihmuan aspak klubin gjatë pezullimit nga coronavirusi

Ylli francez beson se klubi i tij është i gatshëm të arrij cakun dhe ta fitojë titullin këtë sezon.

Messi dhe Griezmann (Foto: Getty/Goal)

“Ne kemi të gjitha kartat; kemi 11 ndeshje të mbetura dhe nëse i fitojmë të gjitha do të jemi kampionë”.

“Unë mendoj se jemi gati për të, të fitojmë dhe të shijojmë futbollin”, ka thënë Griezmann. /Telegrafi/