Antoine Griezmann thotë se ka drekuar me Lionel Messi dhe Luis Suarezin, teksa përpiqet t’i ndërtojë marrëdhëniet e tij me yjet e tjerë të Barcelonës.
Fituesi i Kupës së Botës, Griezmann thotë se ai nuk është “shumë i mirë në biseda me njerëzit”, por shpreson të ketë mirëkuptim me sulmuesit tjerë si Messi dhe Luis Suarez, dhe të jenë më rehat brenda dhe jashtë fushës.
Ish-ylli i Atletico Madridit, 28 vjeçari, nuk e ka arritur ende lartësitë e tij, pasi për të janë paguar mbi 120 milionë euro.
Në një intervistë për Uefa.com, ia foli për marrëdhëniet e tij me lojtarët në klub dhe shumë gjëra tjera.
“Jam i ndrojtur dhe nuk jam shumë i mirë në biseda me njerëzit”.
“Unë nuk jam tipi i personit që i fillon bisedat. Por Leo, Luis dhe unë po njohim njëri-tjetrin dhe ne kemi shkuar tashmë edhe për darkë së bashku”.
“Marrëdhënia jonë do të përmirësohet me kalimin e kohës, dhe është e qartë se ajo që ndodh do të na bëjë të ndjehemi më të qetë në fushë.”
Griezmann ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asistime në 12 ndeshjet e tij në La Liga për Barçan.
Griezmann e pranon që me talentin e tij, Messit e bën ndryshimin. “Ne nuk do të shohim një lojtar si ai në 40 vitet e ardhshme”.
“Ajo që ai bën është e jashtëzakonshme. Ashtë një kënaqësi e vërtetë të shohësh atë të luajë”, ka thënë Griezmann. /Telegrafi/