Telegrafi

Griezmann humbi njërin prej rasteve më të mira në ‘el Clasico’

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi e fitoi derbin e madh ndaj Barcelonës (2-0) në përballjen e të dielës mbrëma në Santiago Bernabeu duke u kthyer në krye të tabelës.

Ndërkohë që mediat vazhdojnë të vënë në pah secilin detaj të rëndësishëm nga ndeshja dhe padyshim se një prej tyre ishte rasti i Antoine Griezmann.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton El Clasicon fantastik ndaj Barcës dhe rimerr kreun e La Ligas

Sulmuesi francez e pati shansin e parë më të mirë për të shënuar në gjysmën e parë të takimit, gjegjësisht në minutën e 21-të.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Blaugranët luajtën më mirë në fraksionin e parë të lojës, ndërsa Griezmann ka mundur ta zhbllokojë rezultatin kur u gjet në një situatë shumë të favorshme.

Ai pranoi një pasim nga Jordi Alba brenda zonës dhe ishte në qendër, ndërsa vetëm duhej ta dërgonte topin në rrjetë. Mirëpo, goditja e tij shkoi shumë lartë mbi portë. /Telegrafi/