Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann do të ishte i gatshëm të shkurtonte pagën për të shkuar te Barcelona.
Reprezentuesi francez nuk është i bindur për planet e ardhshme të Atleticos dhe largimi i Lucas Hernandez për tek Bayern Munichu ka shtuar vetëm shqetësimet e tij.
Duke e refuzuar Barcelonën verën e kaluar, Griezmann tani po rishqyrton vendimi i tij të parë.
Në të vërtetë, gazeta Mundo Deportivo thotë se francezi do të jetë i gatshëm të sakrifikojë rrogën prej 23 milionë eurosh që merr tek Atletico.
Griezmann do të kalonte tek Barcelona në Camp Nou me një pagë prej 16 milionë eurosh në vit.
Barça është e përgatitur të paguajë klauzolën e blerjes prej 120 milionë eurove në marrëveshjen e Griezmann për ta transferuar atë nga Madridi. /Telegrafi/