Telegrafi

Griezmann flet për kuptimin e lojës së Messit dhe lëndimin e argjentinasit

Antoine Griezmann dhe Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Antoine Griezmann e ka komentuar ndeshjen e të martës mbrëma ndaj Villarrealit, në të cilën shënoi një gol.

Barcelona fitoi me vështirësi (2-1), ndërsa Lionel Messi, i cili e nisi takimin nga minuta e parë, u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të lëndimit.

Lexo po ashtu Lëndohet sërish Lionel Messi, lëshon fushën pas 45 minutave

Ishte pikërisht superylli argjentinas, ai që asistoi te goli i francezit, ndërsa ky i fundit e ka komentuar partneritetin me të në sulm, si edhe lëndimin.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Dy lojtarët bënë paraqitje të mirë në formacionin 4-3-3 dhe Griezmann e ka bërë të qartë se ai ka nisur të përshtatet te klubi i ri dhe kuptohet mirë me yllin kryesor të skuadrës.

“Në fund, Leo e dërgon topin aty ku dëshiron dhe me të, të gjithë i kanë pozitat e tyre”, ka deklaruar Griezmann për Moviestar pas ndeshjes.

“Ai pati dhimbje. Nuk e di (çfarë ndodhi saktësisht) sepse nuk e kam pasur rastin të flas me të dhe trajneri na jepte instruksione taktike”, ka shtuar më tej ish-sulmuesi i Atletico Madridit. /Telegrafi/

Lionel Messi pas lëndimit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)