Site icon Telegrafi

Griezmann e ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi

Antoine Griezmann i ka thënë hapur Atletico Madridit se dëshiron të largohet këtë verë. 

Është Antonio Ruiz që punon në klubin e Atletico Madridit ai që e ka marr lajmin nga francezi dhe i ka treguar Diego Simeones për zhvillimet e fundit.

Ka kohë që e lidhin lojtarin me një kalim te Manchester United, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe këtë ia ka treguar edhe drejtorit Ed Woodward.

Mourinho, që tashmë është në pushim, i ka dërguar listën klubit, dhe mësohet se emri i francezit gjendet aty.

Lexo po ashtu Tifozët e Interit në panik, Perisic drejt Mançesterit? (Foto)

Griezmann është kërkesa e parë e portugezit për këtë afat kalimtar.

Mediat spanjolle kanë pritur që Griezmann do të luajë edhe një sezon në Atletico për ta inaguruar stadiumin e ri.

26 vjeçari ishte bashkuar me Atleticon në vitin 2014 nga Real Sociedad. /Telegrafi/

Exit mobile version