Gjiganti gjerman Bayern Munich është skuadra favorite për të nënshkruar me Antoine Griezmann.
Sipas asaj që shkruan GianlucaDiMarzio.com, klubi nga Bundesliga është i pari në listën e sulmuesit francez.
Griezmann ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester United.
Nëse Bayern arrin të sigurojë shërbimet e lojtarit, atëherë do ta ketë dyshen e sulmit prej më të frikshmëve në Evropë.
Lojtari pëlqehet edhe nga Real Madridi, Chelsea dhe Arsenali. /Telegrafi/