Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, gjatë një interviste për Telefoot ka thënë se nuk do të luajë kurrë te Real Madridi.
Francezi ka folur edhe për Cristiano Ronaldon dhe ka thënë se portugezi është një shembull dhe lojtar i madh.
“PSG? Projekti është interesant, por jo dhe Ligue 1, preferoj La Ligan ose Ligën Premier”.
“Në qoftë se largohem nga Atletico dua të shkoj në Angli, por tani nuk e kam ndërmend të largohem nga këtu”.
“Ronaldo? U takuam gjatë pushimeve verore në një restorant dhe me shaka i thash ‘Të urrej”. Pastaj e urova për dy titujt që fitoi gjatë sezonit të kaluar. Ai është një lojtar i madh, një shembull ashtu si Messi e Luis Suarez”, ka thënë Girezman. /Telegrafi/