Barcelona është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Lautaro Martinezit nga Interi në afatin kalimtar të ardhshëm.
Bluagranasit po bëjnë çmos që të afrojnë në Camp Nou sulmuesin argjentinas, mirëpo Nerazzurët duan vetëm para.
Skuadra italiane ka kërkuar nga katalunasit që të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 111 milionë euro, mirëpo coronavirusi ka prekur thellë kampionin e La Liga-së.
Barcelona nuk është e gatshëm që të paguajë këtë çmim, mirëpo ofron deri në tre lojtarë në këmbim të shërbimeve të Lautaros.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se skuadra nga La Liga po ofron Antoine Griezmannin, derisa në listë janë edhe dy të tjerë.
Antonio Conte thuhet se po kërkon Arthur Melon dhe Nelson Semedon, mirëpo që Barcelona nuk është e gatshëm të lejojë largimin e brazilianit.
Në listë po ashtu janë edhe Arturo Vidal e Junior Firpo, por që këta mbeten si plan i dytë i trajnerit italian. /Telegrafi/