Telegrafi

Griezmann dhe Dembele rikthehen në stërvitje me grupin para ndeshjes me Napolin

Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele janë rikthyer në stërvitje të lehta me Barcelonën, ​​kështu që mund të rikuperohen për ndeshjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e raundit të 1/8-tës përfundoi me barazim 1-1 në Stadio San Paolo dhe ndeshje kthyese luhet më 8 gusht në Camp Nou.

Barça ka luftuar në javët e fundit të sezonit të tyre në La Liga, pasi ka pasur shumë mungesa të lojtarëve shkaku i lëndimeve.

Griezmann vuan nga një dëmtim i kofshës dhe Dembele ishte jashtë veprimit që nga janari.

Megjithatë, dy lojtarët janë parë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj Napolit.

Më herët gjatë javës edhe Clement Lenglet u kthye nga dëmtimi i tij.

Sidoqoftë, Arturo Vidal është i pezulluar, ndërsa Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Roland Araujo pritet të humbasin ta humbasin ndeshjen. /Telegrafi/