Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele janë rikthyer në stërvitje të lehta me Barcelonën, kështu që mund të rikuperohen për ndeshjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e raundit të 1/8-tës përfundoi me barazim 1-1 në Stadio San Paolo dhe ndeshje kthyese luhet më 8 gusht në Camp Nou.
Barça ka luftuar në javët e fundit të sezonit të tyre në La Liga, pasi ka pasur shumë mungesa të lojtarëve shkaku i lëndimeve.
Getting ready for #BarçaNapoli in the @ChampionsLeague 💪🔵🔴 pic.twitter.com/jnOFBNu7Aq
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2020
Griezmann vuan nga një dëmtim i kofshës dhe Dembele ishte jashtë veprimit që nga janari.
Megjithatë, dy lojtarët janë parë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj Napolit.
📍 Ciutat Esportiva Joan Gamper
💪 @Dembouz and @AntoGriezmann spend part of the session working out with the group
⚽ Also taking part were @IP_Sotorres1, @osmingue3, Ludovit Reis, @JandroOrellana6, @Monchurodriguez, @konradjr, @RiquiPuig, and @ANSUFATI of @FCBarcelonaB pic.twitter.com/PSEqKZ75yE— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2020
Më herët gjatë javës edhe Clement Lenglet u kthye nga dëmtimi i tij.
Sidoqoftë, Arturo Vidal është i pezulluar, ndërsa Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Roland Araujo pritet të humbasin ta humbasin ndeshjen. /Telegrafi/