Telegrafi

Griezmann dhe Coutinho: Dyshja që i kushton klubit 100 milionë euro në vit, largimi i tyre i domosdoshëm

Barcelona vazhdon të jetë në treg, pasi duhet të shes lojtarë për të ulur faturat e pagave të ekipit të parë.

Blerjet katastrofike ndër vite dhe rinovimet që kishte bërë Jose Maria Bartomeu gjatë mandatit të tij e kanë lënë klubin në një situatë kritike dhe të përkeqësuar, sidomos pasi e kaploi pandemia në dy sezonet e fundit.

Joan Laporta e ka gjetur klubin në gjendje të vështirë, dhe edhe pse shiti disa lojtarë klubi duhet të vazhdojë me largime tjera.

Dy të parët në listë për largim janë Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho.

Shitja e këtyre dy lojtarëve është thelbësore, jo për arsye sportive, por për ato ekonomike.

Nëse Barcelona arrin të shesë këta dy lojtarë për çmimin që mbetet për t’u amortizuar, kursimet në masën e pagave të ekipit të parë do të ulen me pak më shumë se 100 milionë për vitin e ardhshëm.

Barcelona nënshkroi me Griezmann për 120 milion për pesë sezone. Ai ka edhe tre vjet në kontratë, prandaj, amortizimi i mbetur është 72 milionë euro.

Ky duhet të jetë çmimi i shitjes në mënyrë që klubi të mos pësojë humbje në bilance.

Coutinho ka edhe dy sezone në kontratë dhe amortizim për të është 44 milionë euro. Amortizimi vjetor për Griezmann është 24 milionë në vit, dhe 22 në rastin e brazilianit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Duke parë pafat e tyre, dyshja i kushton klubit 50 milionë euro paga. Në përgjithësi amortizimi dhe pagat, klubit i kushtojnë afër 100 milionë euro.

Kjo është arsyeja pse shitja e këtyre dy lojtarëve është kaq e rëndësishme. Në nivelin sportiv, paraqitjet e Coutinhos ishin zhgënjyese, ndërsa francezi nuk ishte i keq, por pritej shumë më tepër nga ai.

Ka edhe lojtarë të tjerë që mund të dalin në këtë treg, si Martin Braithëaite.  Sidoqoftë, këtu kursimet për klubin janë shumë më të ulëta. /Telegrafi/