Site icon Telegrafi

Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në ‘top 10’

Dhjetë transferimet më të shtrenjta (Foto: Marca.com)

Antoine Griezmann u transferua nga Atletico Madridi te Barcelona për 120 milionë euro duke u bërë transferimi i pestë më i madh i të gjitha kohërave.

‘Top 10’ transferimet më të mëdha në botë tashmë janë modifikuar këtë verë, pasi blerje si Eden Hazard dhe Joao Felix kanë zënë vendet e tyre.

Përveç tyre, tani edhe Griezmann është i fundit që hyn në këtë listë, duke u bërë i pesti më i shtrenjtë në histori.

Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me "sulmin më të madh të të gjitha kohërave"

Më të shtrenjtë se sulmuesi francez janë dyshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar të cilët u paguan 280 milionë, respektivisht 222 milionë euro.

Joao Felix renditet i treti me blerje prej 126 milionë euro dhe Philippe Coutinho (120 milionë euro plus 40 milion tjera bonuse) i katërti.

Pesë transferimet më të shtrenjta (Foto: Marca.com)

Vendi i gjashtë i takon Cristiano Ronaldos, i cili kaloi te Juventusi për 112 milionë euro, ndërsa vendi i shtatë për Ousmane Dembele (105 milion euro plus 40 milion bonuse).

Pas Dembele në vendin e shtatë vjen Paul Pogba, i cili mund të ngrihet në listë nëse largohet këtë verë nga Unitedi, ndërsa pas tij renditen përsëri Neymar dhe Gareth Bale në vendin e dhjetë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version